Sport

Xavi: “Duhet të bëjmë autokritikë, sonte i thamë lamtumirë La Ligës”

19 Prill 2022, 04:10 Nga DOSJA
Xavi: “Duhet të bëjmë autokritikë, sonte i thamë

SPANJE – Barcelona humbet bujshëm në shtëpi nga Cadiz. Mbrëmje historike e hëna për andaluzianët, të cilët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre në “Camp Nou”.

“Blaugranët” dështojnë sërish para tifozëve të tyre, pas humbjes përvëluese ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League. Goli i Lucas Perez (48’) i jep fund serisë së skuadrës së Xavi Hernandez prej pesëmbëdhjetë rezultatesh pozitive radhazi, i cili në pas ndeshje u shpreh kështu për humbjen e skuadrës së tij:

“Topi nuk hyri sot në rrjetë dhe ai nuk donte të hynte. Krijuam shumë raste, por Cadiz është shumë mirë i organizuar, ndaj mund të shprehesh se trajneri i tyre Sergio punon shumë mirë. Ne nuk i materializuam rastet, pastaj pasi shënuan ata, e ngadalësuan lojën. Java që përfundoi ishte një javë e keqe për ne. Duhet të ndryshojmë qëndrim sa më shpejt të jetë e mundur sepse në të kundërt do t’i komplikojmë vetes një sezon të shkëlqyer. Bëjmë gabime të rëndësishme, as nuk sulmuam dhe as nuk mbrojmë mire, ndërkohë që portieri i tyre ka bërë një lojë të shkëlqyer”.

A përfundon ëndrra për të kapur Real Madridin me humbjen e sotme?
“Ne jemi të zemëruar. Ne humbëm një mundësi të shkëlqyer, një rast të artë, për t’u larguar nga skuadrat e tjera; me këtë rezultat praktikisht i thamë lamtumirë La Ligës. Unë jam më përgjegjës për paraqitjen e sotme. Duhet të kishim treguar më shumë energji në fushë, çfarë, përveç Dembeles, te të tjerët nuk e pashë. Kanë mbetur shtatë finale. Sot nuk luajtëm sikur të ishte një finale.”

Mendoni se skuadra juaj po kalon një krizë?
“Kemi pasur shumë ndeshje të mira në muajt e fundit, por në dy ose tre daljet e fundit nuk ishim ne. Duhet të kemi më shumë personalitet, të fitojmë më shumë duele… Duhet të përmirësohemi. Duhet të jemi vetëkritikë, sot Cadiz luajti me më shumë dëshirë për të fituar”.

A peshojnë pak dëmtimet në këtë fazë?
“Ne kemi pasur humbje të rëndësishme në skuadër: Ansu, Pedri, Araujo, Pique… por kjo nuk duhet të jetë një justifikim. Ne duhej të fitonim gjithsesi.”

Si reagoi skuadra ndaj humbjes?
“Ata janë shumë të zemëruar. Unë u thashë që të ngrihen, por ne patjetër duhet të përmirësohemi. Tani do të shohim se çfarë nuk kemi mundur të bëjmë, në mbrojtje dhe në sulm. Pastaj do të kemi një tjetër finale të enjten.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona drejt falimentimit barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve barcelona drejt falimentimit barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve

Sondazh

Poll