Sport

Kaq ishte magjia e Xavit? Pas Frankfurtit, Barcelona mundet nga ekipi që luan për mbijetesë

18 Prill 2022, 21:03 Nga DOSJA
Kaq ishte magjia e Xavit? Pas Frankfurtit, Barcelona mundet nga ekipi që

SPANJË– Pas eleminimit nga Europa League përballë Eintracht Frankfurt, në ‘Camp Nou’ Barcelona mundet në kampionat nga Cadiz me shifrat 0-1. Në pjesën e parë, katalanasit patën mundësitë e tyre me me anë të Dembele e Ferran Torres por pa mundur të shënonin.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 48, Perez do të shënonte për Cadiz. Pas kësaj disfate, Barcelona mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, po aq sa Sevilla dhe Atletico Madrid, por me katalanasit që kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar. Nga ana tjetër, Cadiz hedh një hap të madh drejt mbijetesës në La Liga, teksa ngjiten në kuotën e 31 pikëve në vendin e 16-të.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona cadiz barcelona cadiz

Sondazh

Poll