Sport

Festoi me shqiponjë në mes të Koresë së Jugut, futbollisti çmend portalin serb; SKANDAL!

18 Prill 2022, 20:13 Nga DOSJA

KORE E JUGUT– Leonard Pllana, futbollisti me origjinë nga Mitrovica aktivizohet me skuadrën jug-koreane Jeonnam Dragons. Në takimin e fundit, zhvilluar në Champions League-n e Azisë, futbollisti shënoi golin e fitores ndaj United City. Gjatë festës sulmuesi imitoi Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën, teksa festoi me shqiponjën, veprim ky që ka revoltuar serbët, me këta të fundit që e quajnë si provokim.

 

“Skandal. Simboli i Shqipërisë së Madhe në Kore. Futbollisti nga shteti fals i Kosovës provokon në stilin e Xhakës e Shaqirit”, shkruan portali serb Blic.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leonard pllana leonard pllana

Sondazh

Poll