Sport

Atalanta harron të fitojë, Verona i bën gjëmën, skuadra bergamaske rrezikon Europën

18 Prill 2022, 21:11 Nga DOSJA
Atalanta harron të fitojë, Verona i bën gjëmën, skuadra

ITALI- Atalanta nuk sheh dritë në fund të tunelit. Skuadra e Gasperinit, eleminuar nga Europa League këtë javë, humbet në shtëpi në kampionat ndaj Veronës me shifrat 1-2, përballje e vlefshme për javën 33-të të Serie A.

Cecherini në minutën e 45′ të pjesës së parë do të shënonte për Veronën, ndërsa në pjesën e dytë, miqtë do të dyfishonin me autogolin e Koopmeiners.Goli i Scalvinit për Atalantën në minutën e 82′, vlejti thjesht për statistikë.Një disfatë e rëndë për Atalantën që tani rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në garat europiane.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta verona atalanta verona

Sondazh

Poll