Sport

Furia Mou për arbitrat: “Na hoqën të drejtën për të fituar ndeshjen. Mjaft, dua respekt”

19 Prill 2022, 04:49 Nga DOSJA
Furia Mou për arbitrat: “Na hoqën të drejtën për

ITALI – Kur El Shaarawy barazoi në 1-1 në minutën e 91-të, José Mourinho vrapoi dhe bërtiti “ashtu siç bën ai”. Vështirë ta fajësosh atë. Në pjesën e dytë, ndërsa Napoli po shfrynte, ishte Roma e tij që ndërtoi rastet më të mira të shënimit. Dhe në fund ishte Roma ajo që iu afrua fitores.

Helmi, në deklaratat e Mou, është në fund, kur ai u kërkon gazetarëve të Dazn-it dy minuta për të thënë se çfarë mendon për arbitrimin e sotëm:

Nuk e mendoja se po merrja rezultat këtu. Në atë moment ishte e vështirë, në mos e pamundur, të merrja një rezultat pozitiv. Prandaj festova kaq shumë, – tha trajneri i Romës. – Në atë të ftohtë mund të them se ekipi im ishte fantastik. Ne kishim karakter të mrekullueshëm, si dhe një gjendje të jashtëzakonshme fizike dhe mendore. Ne donim më shumë, por e arritëm këtë.”

Më të mirën e repertorit, portugezi e lë për më vonë: “Ka skuadra që luajnë për të fituar Scudetton, ne nuk jemi në mesin e tyre, por kemi të drejtë të luajmë për të fituar ndeshjet. Sot, megjithatë, nuk më dukej se nuk e kishim këtë të drejtë. 

Sot na dukej e pamundur ta fitonim këtë ndeshje. Di Paolo (VAR) , pa permendur Di Bello (arbitri), ne disa momente te ndeshjes më kanë bërë me turp që jam aty. Për mua ka pasur një të kuq për Zanolin, dhe nuk është dhënë një penallti ndaj Zaniolos. Ne duam pak respekt për tifozët tanë që janë në shtëpi. Unë dua të kem të drejtën të luaj dhe të fitoj.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport josé mourinho të romës roma është me josé mourinhon t'i ofronte stolin josé mourinhos josé mourinho të romës roma është me josé mourinhon t'i ofronte stolin josé mourinhos

Sondazh

Poll