Sport

FA CUP/ Një pasim i gabuar i Jorginho-s tërbon Tuchel, trajneri gati sa nuk futet në fushë

18 Prill 2022, 14:27 Nga DOSJA
FA CUP/ Një pasim i gabuar i Jorginho-s tërbon Tuchel, trajneri gati

ANGLI– Chelsea fitoi 2-0 ndaj Crystal Palace dhe arriti në finalen e FA Cup, por ka pasur momente tensioni në radhët e bluve. Thomas Tuchel, për shembull, u shfaq mjaft nervoz me Jorginhon. Reagimi i tij ndaj një gabimi të italianit u kap nga kamerat dhe u bë viral në internet.

Mesfusha e Chelseat ishte në telashe dhe Tuchel përfundimisht shpërtheu me Jorginhon. Gjatë ndeshjes, trajneri nuk vlerësoi disa momente të italianit dhe kur mesfushori humbi një pasim për Marcos Alonso, ai u tërbua.

 

#FACup #CHECRY

If it was allowed Thomas Tuchel would run on the pitch & kick Jorginho ? pic.twitter.com/72jnl42EJH

— Hemant (@Sportscasmm) April 17, 2022

Reagimi i Tuchel për gabimin e Jorginhos nuk kaloi pa u vënë re në rrjetet sociale. Në atë moment tekniku gjerman shprehet: “Është topi i dytë i humbur radhazi”, me një fytyrë plot inat

 E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea jorginho chelsea jorginho

Sondazh

Poll