Sport

SKANDAL| 15 lojtarë të Premier dështuan në testet e dopingut, asnjë nuk u ndalua!

18 Prill 2022, 14:13 Nga DOSJA
SKANDAL

ANGLI– Të paktën 15 lojtarë të Premier League kanë dështuar në testet e drogës në vitet e fundit pa marrë skualifikim apo sanksion. Kjo është raportuar nga Daily Mail të dielën, duke iu referuar periudhës midis viteve 2015 dhe 2020. Sipas raportimeve nga tabloidi, 12 prej testeve kanë rezultuar pozitive për substanca të ndaluara doping. Për më tepër, një lojtar është ende nën hetim.Në total, 88 lojtarë nga Anglia, Uellsi dhe Skocia dhanë ‘rezultate analitike negative’ gjatë testimit midis 2013 dhe 2020.

Rezultatet u publikuan pas një sërë pyetjesh në agjencinë britanike anti-doping (UKAD).Ndër rastet e medikamenteve pozitive të dopingut, ka pasur një test pozitiv për amfetaminën dhe tre për triamcinolon. Por, në mesin e lojtarëve të Premier League, ka pasur edhe katër teste pozitive për stimuluesin Ritalin dhe një për përforcuesin e testosteronit Human Chorionic Gonadotropin (HCG).

UKAD tha se vendimi për të mos lëshuar një pezullim u mor sepse, zakonisht, përfshinte gëlltitje aksidentale të substancës. Premier League mori një frymë lehtësimi duke ditur se të gjitha rastet e pozitivitetit të gjetura në fakt kishin alibi.

Raporti zbuloi se, gjatë së njëjtës periudhë, 24 lojtarë në ligat e tjera rezultuan pozitivë në testet e drogës. Nga këto 24, 15 u sanksionuan. Përveç drogave që përmirësojnë performancën, janë gjetur teste pozitive për kanabisin, kokainën dhe morfinën.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli premier league angli premier league

Sondazh

Poll