Aktualitet

SKANDALI në doganë/ Punonjësit kërkojnë ndryshimin e masës: Morëm më pak se 500 mijë lekë

18 Prill 2022, 08:40 Nga DOSJA
SKANDALI në doganë/ Punonjësit kërkojnë ndryshimin e

TIRANË– Punonjësit e policisë së Kukësit të arrestuar pwr korrupsion kanw ankimuar masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Nëpërmjet avokatëve të tyre, ata kërkojnë ndryshim të masave të sigurimit dhe shpalljen e moskopetencës nga GJKKO dhe dërgimin e çështjes për hetimeve të mëtejshme në prokurorin dhe Gjykatën e Kukësit.

Argumenti i përdorur nga mbrojtësit ka të bëjë me faktin që sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 50 mijë lekë të reja nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko operacioni pika 2 gjkko operacioni pika 2

Sondazh

Poll