Aktualitet

Çanta me para e tonelata “të bardhë”, raporti i DIA: Si pushton tregun mafia shqiptare

18 Prill 2022, 08:43 Nga DOSJA
Çanta me para e tonelata “të bardhë”, raporti i

ITALI – Bandat pulieze konfirmohen si kanale furnizimi për narkotikët në Itali. Kështu doli nga raporti i fundit i DIA-s në Parlament, ku duke u ndalur tek fenomeni i trafikut të drogës në rrugën Shqipëri-Puglia, konfirmohet se krimi i organizuar në Pulia, duke shfrytëzuar kanalet e furnizimit të brendshëm dhe të huaj, kontrollon flukset e drogës.

Droga vjen kryesisht nga ana e Adriatikut dhe më pas kalon nëpër rajon duke iu drejtuar qëndrave kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës. Sipas hetuesve të DIA-s, marrëdhëniet me bandat kriminale shqiptare mbeten të konsoliduara, të cilat përfaqësojnë një burim të rëndësishëm furnizimi me marijuanë, heroinë, drogë sintetike me origjinë aziatike dhe kokainë të importuar në Shqipëri nga narkotikët kolumbianë.

Në këto raporte del në pah tendenca e grupeve kriminale shqiptare për të përdorur kanalet e menaxhuara nga bandat pulieze për transportin e drogës në tregun ndërkombëtar. E po sipas DIA-s, rezultatet e operacioneve të shumta të kryera në territorin rajonal të cilat kanë vërtetuar aftësitë e krimit puliez në lidhje me procedurat e zbarkimit dhe ruajtjes së drogës janë të rëndësishme në këtë kuptim.

Marrë nga trmtv.it

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mafia shqiptare mafia shqiptare

Sondazh

Poll