Aktualitet

DËSHMIA-Atentati në Shijak,Orlando Paplekaj: Mund të jetë paralajmërim për punëdhënësin tim

18 Prill 2022, 09:02 Nga DOSJA
DËSHMIA-Atentati në Shijak,Orlando Paplekaj: Mund të jetë

SHIJAK– Zbardhet dëshmia e Orland Paplekajt, personit ndaj të cilit dyshohet se të shtunën më 16 prill iu bë një atentat teksa po lëviste me kamionçinë në rrugën dytësore Xhafzotaj-Durrës. Në një prononcim për mediat, Paplekaj rrëfen se nuk ka qenë ai shënjestër e atentatit por një person tjetër, që kishte kaluar pranë tij. Megjithatë nuk përjashton mundësinë që sulmi me armë ndaj tij mund të jetë mesazh edhe për punëdhënësin e tij.

“Në momentin që u bë atentati, kamionçina, ka qenë e ndaluar. Isha duke komunikuar me disa persona që ndodheshin aty pranë. Në këtë moment ka kaluar pranë nesh një person tjetër dhe në këtë moment u qëllua me armë. Unë personalisht, mendoj se atentati mund të ketë qenë ndaj atij, personit tjetër. Kam frikë mos është një atentat, ose paralajmërim ndaj punëdhënësit tim, pasi unë nuk kam asnjë konflikt,”- u shpreh babai i dy fëmijëve.

E po ashtu, ka mohuar edhe mundësinë që atentati të jetë i stisur për azil, duke sqaruar se ai vetë ka letra të huaja dhe kjo pjesë nuk i intereson.

“Nuk ka asnjë inskenim, për azil. Jam me letra të huaja. As nuk është e vërtetë që ngjarja mund të ketë lidhje më punën e tim ati, që është polic, apo me punën time si roje sigurie. Deklarata ime në polici i qëndroj faktit që nuk e kam idenë se kush është motivi i këtij atentati. Policia më pyeti dhe për personin tjetër që ndodhej aty pranë, dhe unë nuk e njihja,”– është shprehur Orland Paplekaj.

LAJMI KRYESOR: Atentati i dështuar ndaj Paplekaj/LIDHJA me vëllezërit Haxhia, ndryshon kursi i hetimeve

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne shijak orland paplekaj shijak atentat ne shijak orland paplekaj shijak

Sondazh

Poll