Aktualitet

‘Mund të bëhemi të pavarur nga Putin’, i riu shqiptar rinovon banesën e vjetër në Zvicër

18 Prill 2022, 08:54 Nga DOSJA
‘Mund të bëhemi të pavarur nga Putin’, i riu shqiptar

ZVICËR– Një 29-vjeçar shqiptar Florent Murati ka blerë një shtëpi 50-vjeçare dhe e ka rinovuar për familjen e tij prej katër anëtarësh si një tentativë për të kyrsyer energjinë dhe krijuar pavarësinë nga Rusia.

Sipas mediave zviceriane,1.8 milionë shtëpit në Zvicër janë mesatarisht 45 vjeçare dhe 40% e tyre konsumojnë energjinë. Më shumë se gjysma janë të izoluara keq dhe ngrohen me vaj ose gaz. Deri më tani, vetëm një për qind rinovohet çdo vit.

Murati është kreu i një kompanie ndërtimi kuzhine dhe verën e kaluar bleu një shtëpi dy katëshe të cilën po e rinovon rrënjësisht, fasadat janë të izoluara me kujdes, dritaret moderne mbrojnë nga humbja e energjisë. Një sistem diellor furnizon energji elektrike duke përfshirë spinën për makinat elektrike në garazh dhe ka njësi të ruajtjes së energjisë dhe një pompë ngrohjeje ajri në bodrum.

“Vendimi ynë për të rinovuar ishte i duhuri. Në këtë mënyrë ne kursejmë para të mira dhe bëhemi të pavarur nga Putini dhe qeveritë e tjera autoritare.” thotë Murati, veçanërisht duke pasur parasysh luftën në Ukrainë.

Për përpjekjen e tij, Murati shpërblehet me grante. Qeveria federale po siguron një total prej katër miliardë frangash zvicerane për rinovime, por politika konkrete energjetike bëhet në qytete dhe fshatra.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet diaspora florent murati zvicer florent murati zvicer

Sondazh

Poll