Aktualitet

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 3 persona në Tiranë

18 Prill 2022, 09:25 Nga DOSJA
Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, arrestohen 3

TIRANË– Viard Kotori, Etmond Dokushi dhe Ervin Kamolli janë tre personat e arrestuar nga policia në Tiranë. Forcat blu njoftojnë se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara. Pas finalizimit të operacionit ’50 Dollarë’ tre personat do të akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë. Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve: – V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin kamolli etmond dokushi para te falsifikuara tirane viard kotori ervin kamolli etmond dokushi para te falsifikuara tirane viard kotori

Sondazh

Poll