Aktualitet

Me mjete pune me vete! Kapen në flagrance hajdutët në Lushnjë (EMRAT)

18 Prill 2022, 08:57 Nga DOSJA
Me mjete pune me vete! Kapen në flagrance hajdutët në

LUSHNJE– Xhavit Muça dhe Erlind Tuci janë dy personat e arrestuar në Lushnje pasi dyshohet se kanë grabitur banesa në qytet. Në lagjen ’18 tetori’ dy personat janë kapur duke vjedhur në banesën e personit me inicialet SH. Ç. Policia bëri sekuestron e dy çantave me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës. Dy personat akuzohen për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë

NJOFTIMI I PLOTË:

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. M. dhe E. T., banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, janë kapur në flagrancë në tentativë për të vjedhur në banesën e shtetasit Sh. Ç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy çanta me vegla të ndryshme që autorët përdornin për të hapur me thyerje derën e banesës. Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi N. M., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë për dhënien e dokumentave të automjetit duke i kundërshtuar ata. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erlind tuci lushnje vjedhje ne lushnje xhavit muca erlind tuci lushnje vjedhje ne lushnje xhavit muca

Sondazh

Poll