Aktualitet

Mbyllet call centeri-i në Durrës, punonjësit në protestë: Do na transferojnë në Tiranë

18 Prill 2022, 09:42 Nga DOSJA
Mbyllet call centeri-i në Durrës, punonjësit në

DURRËS-Dhjetëra punonjës të call center kanë protestuar sot kundër mbylljes së degës në Durrës. Sindikata kombëtare e operatorëve publik ka dalë ditwn e sotme në protestë duke kundërshtuar këtë vendim. Ata janë shprehur për mediat se kompania u ka thënë që të transferohen në Tiranë, me të njëjtën pagë por me shpenzimet e tyre.

“Ne sot jemi mbledhur për të protestuar kundër kompanisë për të pushuar nga puna 70 punonjës,. Ata kërkojnë që të punojnë nga shtëpia, janë 70 familjarë dhe duan punë në këtë qytet. Kompania u ka thënë të transferohen në Tiranë me të njëjtën rrogë, por me shpenzimet e tyre. Të gjithë punonjësit kanë një kontratë të përhershme”– u shpreh një prej tyre për ‘Faxnews’.

“Po gjendemi për herë të dytë në të njëjtën situatë, kompania e parë bëri një lojë duke na transferuar këtu, na garantuan se nuk do ketë asnjë problem. Pa mbyllur viti na thonë se ikni nëpër vende të tjera se nuk iu ofrojmë dot një punë. Kontratën e kemi me afat të pacaktuar. Na u premtua gojarisht se do të kishte vazhdimësi 4-5 vjet. Në më pask se një vit jemi në rrezik për të hequr nga puna”– tha një tjetër punonjës.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet call center durres mbyllet call center proteste ne durres call center durres mbyllet call center proteste ne durres

Sondazh

Poll