Sport

Real Madrid spektakolar në La Liga: nga 2-0 në 2-3, Sevilla dorëzohet në sekondat e fundit

17 Prill 2022, 21:34 Nga DOSJA
Real Madrid spektakolar në La Liga: nga 2-0 në 2-3, Sevilla

SPANJË- Real Madrid tregon edhe një herë se është një ekip i madh. Në javën e 32-të të La Ligas skuadra e Ancelottit fiton me shifrat 2-3 ndaj Sevillas në transfertë, një sukses që erdhi me përmbysje.

Në “Sánchez Pizjuán” Sevilla e nisi furishëm ndeshjen, duke shënuar që në minutën e 21-të me Ivan Rakitic e sikur të mos mjaftonte goli i kroatit për të entuziazmuar tifozët vendës, vetëm katër minuta më vonë e tundi rrjetën edhe Erik Lamela.

Në pjesën e dytë, Real u fut në fushë me tjetër ritëm e grintë duke ngushtuan fillimisht diferencën me golin e Rodrygos në të 50-tën, për të ardhur më pas te finalizimi i Nachos që barazoi shifrat në të 83-tën.Emocionet ishin të jashtëzakonshme në minutat e fundit, pasi sapo nisi koha shtesë Karim Benzema shënoi golin e përmbysjes së madhe. Një fitore që praktikisht i siguron titullin kampion Real Madrid.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport la liga real madrid sevilla la liga real madrid sevilla

Sondazh

Poll