Sport

Një fëmijë afrohet dhe i godet xhamin e Ferrarit, lojtari i Barcelonës; Mos guxo të…

17 Prill 2022, 19:29 Nga DOSJA
Një fëmijë afrohet dhe i godet xhamin e Ferrarit, lojtari i

SPANJË- Samuel Umtiti, qendërmbrojtësi i Barcelonës dhe kampion bote me Francën, ishte protagonist me disa tifozë që ndodheshin jashtë qendrës sportive. Siç raporton Diez, futbollisti pas përfundimit të stërvitjes këtë të dielë është ndalur teksa tifozët e shumtë prisnin një autograf.

Teksa francezi ishte duke dhënë autografe, një fëmijë tentoi t’i tërheqë vëmendjen duke trokitur në xhamin e Ferrarit të tij. Një gjest që mërziti mbrojtësin i cili e ftoi të qëndronte i qetë dhe të mos prekte makinën e tij. “ Po të shoh, mos guxo ta prekësh makinën”. Lojtari dukshëm u mërzit dhe mbylli seancën e autografeve duke u larguar shpejt nga qendra sportive.


E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona umtiti barcelona umtiti

Sondazh

Poll