Sport

Rikthimi i Del Pieros pas 10 vjetësh, tifozët ëndërrojnë për një post te Juventus

17 Prill 2022, 14:59 Nga DOSJA
Rikthimi i Del Pieros pas 10 vjetësh, tifozët

ITALI- Rezultati i Juventus-Bologna ishte zhgënjyes për tifozët, por duke parë një prej ikonave në stadium si Alex Del Piero publiku bardhezi e ka harruar disi atë barazim. Ish-sulmuesi nuk kishte shkelur që më 13 maj të vitit 2012 pasi përshëndeti të gjithë tifozët pas largimit të tij nga klubi bardhezi.

Që prej asaj lamtumire të vogël të qetë me presidentin e atëhershëm dhe aktual Andrea Agnelli kanë ndodhur shumë gjëra dhe shumë zëra kanë ndjekur njëri-tjetrin. Rreth Del Piero-s, i cili hapi një Akademi Juventus në Los Anxhelos – dhe në stadium ishte së bashku me fëmijët e tij, ka dalë një skenar ndryshe. Ish-numri 10 mund të marrë një post të rëndësishëm dhe një rikthim në klubin bardhezi do të pritej ngrohtë nga tifozët.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport del piero juventus del piero juventus

Sondazh

Poll