Sport

VAR gëzon Atletico Madrid, goli i fitores ndaj Espanyol vjen në minutën e 99′ (VIDEO)

17 Prill 2022, 16:53 Nga DOSJA
VAR gëzon Atletico Madrid, goli i fitores ndaj Espanyol vjen në

SPANJË- Pas eliminimit nga Manchester City në Champions League, Atletico Madrid u rikthye te fitorja në javën e 32-të të La Liga-s. Një sukses që erdhi në minutën e 99′ për mposhtur Espanyol me shifrat 2-1. Një pjesë e parë që përfundoi me rrjeta të praprekura, ndërsa në të dytën Carrasco do të shënonte në minutën e 52′.

Dukej sikur po shkonte çdo gjë mirë për Atletico Madrid kur miqtë barazuan me De Tomas pasi Kondogbia doli me karton të kuq në minutën e 71′ dhe la ekipin me dhjetë futbollistë. Pas vonesave të shumta, arbitri akordoi 5 minuta shtesë dhe pikërisht në fund në një goditje këndi, lojtari i Espanyol në kërcim preku topin me dorë.

 

Arbitri mori kohën e tij ashtu si edhe VAR deri kur u akordua penalltia dhe Carrasco në minutën e 100-të do të godiste dhe shënonte një gol që vlen 3 pikë tepër jetësore dhe të rëndësishme për zonën Champions League, duke shkuar në 60 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid espanyol atletico madrid espanyol

Sondazh

Poll