Sport

“Ferguson donte të transferonte Benzema-n te United”, Ferdinand zbulon; Ja kush e ndaloi

17 Prill 2022, 15:47 Nga DOSJA
“Ferguson donte të transferonte Benzema-n te United”, Ferdinand

ANGLI- Karim Benzema mbërriti te Real Madrid në një moshë shumë të re dhe ka qëndruar aty pjesën më të madhe të karrierës së tij. Por në kohën kur ai ishte një nga yjet e Lyonit, shumë klube të tjera kishin lëvizur për të siguruar shërbimet e tij, përfshirë Manchester United, që në atë kohë drejtohej nga Sir Alex Ferguson.

Këtë e ka thënë Rio Ferdinand në disa intervista të raportuara nga The Sun. Ish-mbrojtësi ka shpjeguar se pas një ndeshjeje mes Lyonit dhe United, Fergie provoi për të bindur francezin.

HERA E PARË – Benzema kishte lënë tashmë një përshtypje të mirë, misioni ndër të tjera dështoi, sepse në atë ndeshje francezi shënoi, pavarësisht mbulimit të rreptë të skuadrës së Ferguson. “Herën e parë që kam luajtur kundër tij ka qenë 2008-ta dhe kam patur mundësinë ta shikoj nga afër”, ka thënë Ferdinand. Vetëm shikoni golin që shënoi, ai kishte shumë kundërshtarë rreth tij, por duhej vetëm të prekte topin. Kur kanë kaluar 15 vjet, stili mbetet i njëjtë.

TENTATIVA – Ferdinand shpjegon se United ishte i shqetësuar se Benzema mund të ishte një rrezik për vitet në vijim, por Sir Alex tashmë e kishte gati lëvizjen e tij. “Më kujtohet kur dolëm nga fusha, Sir Alex Ferguson më tha: “Mos u shqetëso, po kërkoj ta blej.” Ai po fliste me të në tunel në fund të ndeshjes dhe zyrtarët e Lyoni-t e nxorrën jashtë. Por duke pasur parasysh rëndësinë që kishte Real Madrid, Benzema përfundimisht shkoi tek ata. Mendoj se Sir Alex e konsideron dështim që nuk ia doli të firmoste. Një nga keqardhjet më të mëdha të karrierës së tij.” Sigurisht, kështu mendojnë edhe tifozët e ‘Djajve të Kuq’.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport angli benzema manchester united angli benzema manchester united

Sondazh

Poll