Sport

1 pikë që nuk e shpëton Skënderbeun nga telashet, Partizani ende ndjen pasojat e Kupës

17 Prill 2022, 16:42 Nga DOSJA
1 pikë që nuk e shpëton Skënderbeun nga telashet, Partizani

ELBASAN- Nuk ka fitues në takimin mes Skënderbeut dhe Partizanit, përballje e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Një 90 minutësh që përfundoi me shifrat 0-0.Korçarët e nisën më kërkues sfidën, duke pretenduar dhe për një 11-metërsh në minutat e para. Më pas gjatë pjesës së parë, Partizani pati disa raste, që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Në pjesën e dytë, loja ishte më e mbyllur, por Skënderbeu pati disa raste të mira me Marën dhe Vrapin.Në fund sfida u mbyll pa gola të shënuara, me skuadrat që u ndanë me nga një pikë. Me këtë barazim Skënderbeu mbetet në vendin e fundit në kuotën e 20 pikëve, ndërkohë që Partizani shkon në vendin e 5-të me 42 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani skenderbeu partizani skenderbeu

Sondazh

Poll