Sport

Barazim dramatik në Durrës, Teuta i bën gjëmën Vllaznisë në sekondat e fundit

17 Prill 2022, 17:05 Nga DOSJA
Barazim dramatik në Durrës, Teuta i bën gjëmën

DURRËS- Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë pikët sot në Durrës në një barazim dramatik që u vendos me një gol të shënuar në minutën e 9 shtesë të takimit. Pritej një sfidë e luftuar por në fakt ka qenë nën nivelin që pritej, pasi në pjesën e parë dy skuadrat menduan vetëm si të gjenin ndonjë hapësire me pasime nga thellësia dhe krosime nga krahët pa krijuar shumë rreziqe.

Në minutën e 61′, Vllaznia ia doli të fitonte penallti për një prekje topi me dorë në zonë dhe Latifi kaloi në avantazh shkodranët, të cilët më pas menduan vetëm si të mbyllnin ndeshjen duke administruar këtë avantazh.

Por Teuta nuk u dorëzua deri në fund dhe pikërisht në atë që ishte minuta e fundit shtesë e takimit, gjeti barazimin me Ivanoviç, duke marrë një pikë që gjithsesi nuk e largon shumë nga zona e rrezikshme e klasifikimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport teuta vllaznia teuta vllaznia

Sondazh

Poll