Sport

Donnarumma rikthehet te Milan, nga Franca vjen lajmi intrigues

17 Prill 2022, 15:09 Nga DOSJA
Donnarumma rikthehet te Milan, nga Franca vjen lajmi intrigues

ITALI- Gigio Donnarumma mund të rikthehet te Milan. Sipas L’Equipe, klubi francez e ka konsideruar dështim ardhjen e portierit. Një hipotezë që do të kthehej në realitet në rast se drejtori sporti Leonardo, sponsori kryesor i portierit, do të largohej nga Parisi në fundin e këtij sezoni.

Kthimi i portierit italian te kuqezinjtë nuk do të ishte i pamundur, sipas L’Equipe, nga momenti që drejtuesit e klubit francez nuk janë bindur nga sezoni i tij. Me blerjen e Milanit nga Investcorp, fondi nga Bahreini do të pasuronte arkat e milanezëve.

Një operacion që duket një fantazi e merkatos dhe një utopi, duke parë se Milan do të duhet të paguante 40-45 milionë euro për kartonin dhe 10 milionë euro për rrogën e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport gigio donnarumma milan psg gigio donnarumma milan psg

Sondazh

Poll