Sport

‘Jemi pak të gëzuar’/ Postimi thumbues i Elkan ndaj Allegrit, e ardhmja e tij në…

17 Prill 2022, 14:36 Nga DOSJA
‘Jemi pak të gëzuar’/ Postimi thumbues i Elkan ndaj

ITALI- Humbja ndaj Interit, e cila ndërpreu serinë e Juventusit prej 16 rezultatesh pozitive radhazi, duket se ka lënë disa pasoja te Juventus. Që atëherë, skuadra e Massimiliano Allegrit është dukur më pak solide dhe nëse ka arritur të rikthehet kundër Cagliarit, në ndeshjen e djeshme kundër Bolonjës, mori vetëm një barazim në kohën shtesë, falë golit të Vlahovic.

Një rezultat i hidhur për bardhezinjtë ndaj skuadrës së Mihajlovic, me Allegrin që mori përgjegjësinë pas ndeshjes, duke pranuar se bëri ndryshime taktike me vonesë.

Pas fjalëve të tij, me anë të një postimi në Twitter, Lapo Elkann, kushëriri i presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli, ka kritikuar trajnerin: “Jemi pak allegri (të lumtur)”. Duke shprehur mungesën e kënaqësisë për punën që ka bërë trajneri.

 

Stiamo poco allegri!!! Allegri…

??

— Lapo Elkann (@lapoelkann_) April 16, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport allegri juventus lapo elkann allegri juventus lapo elkann

Sondazh

Poll