Sport

Laçi rikthehet te fitorja pas 7 javësh mungesë, Dinamo drejt Kategorisë së Parë

17 Prill 2022, 14:07 Nga DOSJA
Laçi rikthehet te fitorja pas 7 javësh mungesë, Dinamo drejt

KURBIN– Laçi është rikthyer te fitorja pas shtatë javësh mungesë. Skuadra kurbinase fiton 2-1 dhe i jep një ‘shkelm’ Dinamos që duket se nuk ka më shans të qëndrojë në Superiore.

Në minutën e 33′ Guindo do të shënonte për Laçin, ndërkohë në fraksionin e dytë, pikërisht në minutën e 60′ Devid Fejzulla do të shënonte golin e barazimit.

Megjithatë ky barazim do të zgjaste deri në minutën e 87’, ku Dejan Zarubica do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe do t’i jepte fitoren kurbinasve, me penalltinë që u fitua nga Shehu pas një ndërhyrjeje në zonë nga Reginaldo.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo laçi dinamo laçi

Sondazh

Poll