Sport

Alarm në mbrojtjen katalane! Pique nuk do të jetë as kundër Cádiz, por edhe…

17 Prill 2022, 12:36 Nga DOSJA
Alarm në mbrojtjen katalane! Pique nuk do të jetë as kundër

SPANJE – Xavi Hernández ende nuk mund të llogarisë te shërbimet e Gerard Pique për ndeshjen e kësaj të hëne, në orën 21:00, kundër Cádiz, që korrespondon me ndeshjen e javës së 32-të të La Ligas.

Qendërmbrojtësi katalanas ka pasur një tendinopati në aduktorin e këmbës së majtë, që nga ndeshja e parë kundër Eintracht Frankfurt. Pique u desh të tërhiqej nga fusha i dëmtuar që në minutën e 23-të të takimit.

Por në “Camp Nou” nuk do të jetë as uruguajani Ronald Araujo, i cili është i pezulluar për këtë takim, duke e bërë problematike situatën në mbrojtjen katalane. Kështu, Xavi duhet të përzgjedhë midis tre qendërmbrojtësve në dispozicion: Éric García, Lenglet dhe Mingueza.

Përveç mungesave të mbrojtësve të qendrës, trajneri “blaugrana” ka të dëmtuar edhe Pedrin dhe Sergi Roberton. Ansu Fati dhe Umtiti, nga ana e tyre, edhe pse tashmë punojnë me grupin, ende n uk janë gati për fushën e blertë.

Ja lista e plotë e futbollistëve të Barcelonës, të gatshëm për ndeshjen e së hënës: Ter Stegen, Dest, Sergio Busquets, Riqui Puig, Dembélé, Dani Alves, Memphis, Adama, Braithwaite, Neto, Nico, Lenglet, Luuk de Jong, Jordi Alba, Ferran, Frenkie de Jong, Mingueza, Éric Garcia, Aubameyang, Gavi, Balde dhe Arnau Tenas.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbrojtësi i qendrës gerard pique ronald araujo trajneri ‘blaugrana’ xavi mbrojtësi i qendrës gerard pique ronald araujo trajneri ‘blaugrana’ xavi

Sondazh

Poll