Aktualitet

30 emigrantë nga Bangladeshi në kamion, arrestohet i riu, tentoi të korruptonte dhe policin

17 Prill 2022, 12:26 Nga DOSJA
30 emigrantë nga Bangladeshi në kamion, arrestohet i riu, tentoi

SHKODËR– Ardit Bami, 21 vjeç, është vendosur në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohet se po transportonte 30 emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi drejt kufirit me Kosovën. I riu është ndaluar në Shkodër nga Policia e Shtetit, por tentoi që të korruptonte efektivin duke i futur 20 mijë lekë të vjetra brenda mjeteve të identifikimit. Megjithatë oferta për ryfshet iu refuzua dhe gjatë kontrollit të kamionit iu gjetën plot 30 persona. Tani i riu do të përballet me drejtësinë pasi akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

A post shared by Policia e Shtetit Shqiptar (@policiaeshtetitshqiptar)

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vukpalaj”. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban në DVP Shkodër. Transportonte me kamionçinë 30 shtetas nga Bangladeshi, duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kruja. Ky shtetas, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të automjetit ku ndodheshin shtetasit nga Bangladeshi, tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar një shumë parash. Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Trafikut Interurban dhe Urban, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, si dhe të porosive të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për kontrollin e imtësishëm të automjeteve të mbyllura që mund të transportojnë emigrantë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vukpalaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B. 21 vjeç banues në Krujë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas po udhetonte me automjetin tip Kamionçinë në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, dhe në vendin e quajtur “Vukpalaj”, është ndaluar nga shërbimet e Policisë pjesëmarrëse në operacion. Drejtuesi i mjetit, për t’i shpëtuar kontrollit në brendësi të kamionçinës, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore duke iu ofruar një shumë parash. Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në automjet dhe në brendësi të tij kanë gjetur 30 shtetas të huaj nga vendet e treta (Bangladeshi), të cilët ky shtetas po i transportonte në drejtim të kufirit të gjelbër, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, në drejtim të Malit të Zi. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardit bami operacioni vukpalaj shkoder ardit bami operacioni vukpalaj shkoder

Sondazh

Poll