Aktualitet

Dhunoi kancelarin e Gjykatës, shkopi i bejsbollit-arma e preferuar, kush është Usama Gashi

17 Prill 2022, 11:40 Nga DOSJA
Dhunoi kancelarin e Gjykatës, shkopi i bejsbollit-arma e preferuar, kush

ELBASAN– Zbulohet një prej personave që dhunoi barbarisht kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Një nga dy autorët e ngjarjes së rëndë të 10 prillit është identifikuar si Usama Gashi, vetëm 24 vjeç nga Elbasani, ndërkohë nuk dihet se kush ishte ‘shoku’ i tij që e ndihmoi. Ndërkohë që personi i dytë mbetet mistër, Gashi nuk është aq i panjohur.

Ai ka qenë pjesë e kronikës së zezë edhe për një tjetër përplasje me shkopinj bejsbolli mes dy grupeve të rinj në lagjen e “Kinezëve” në Elbasan, ngjarja kjo e regjistruar në 30 qershor 2020. I gjithë sherri nisi pasi Amarildo Mema dhe Usama Gashi, nga shokë u kthyen në armiq të përbetuar. Në 30 qershor 2018, Usama Gashi denoncoi në Polici Amarildo Memën dhe Margit Llapushin, për akuzën e “Kanosjes”, por çështja u pushua.

Usama Gashi, në nëntor 2017 ka kallëzuar në prokurorinë e Elbasanit, edhe Ambri Sinakollin, nip i familjes “Çapja” në Elbasan, por për të njëjtën akuzë, por edhe kjo dosje iu pushua. Megjithatë Gashi nuk i ndali denoncimin. Më 20 korrik 2019, Gashi kallësoi Elvis Koçi (Caushllari), i cili njihet ndryshe edhe si “Vis Korçari”, po ashtu duke u shprehur se e kishte kërcënuar me armë zjarri. Por gjejeni çfarë? Edhe ky hetim është pushuar nga Prokuroria e Elbasanit.

Në 2020, Gashi vendosi që të marrë nën kontroll situatën duke dhunuar bashkë me 7 miqtë e tij në një lokal të riun Leonard Ibran. Mesa duket nuk do të ishte hera e fundit, pasi “viktima” e radhës do të ishte Sulkuqi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë, por nuk dihet arsyeja përse u dhunua. Ç’faj bëri që mund t’i kushtojë dhe jetën…

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi usama gashi dhunohet ledio sulkuqi ledio sulkuqi usama gashi

Sondazh

Poll