Aktualitet

Parandalohet krimi në Tiranë! I riu kërcënon motrat e babain me thikë, përfundon në pranga

17 Prill 2022, 11:26 Nga DOSJA
Parandalohet krimi në Tiranë! I riu kërcënon motrat e babain

TIRANË- Një 30-vjeçar është prangosur nga policia e Tiranës pasi është denoncuar nga motra e tij se ka ushtruar dhunë ndaj saj, motrës tjetër dhe babait dhe i ka kërcënuar ato me thikë. Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka qenë motra e të riut ajo që ka njoftuar efektivët se i vëllai po ushtronte dhunë ndaj saj dhe familjarëve të tjerë, madje dhe më thikë. Me të mbërritur në banesën e tyre, Policia vendosi në pranga 30-vjeçarin e identifikuar me inicialet, A. Ll.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje. Ushtroi dhunë fizike ndaj dy motrave e babait të tij, dhe i kanosi ato me mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thika), i përdorur për kanosjen.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja Z. T., se vëllai i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, dhe familjarëve, si dhe i kishte kanosur ato me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, vëllain e saj, shtetasin A. Ll.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ll., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy motrave dhe babait të tyre, dhe i ka kanosur dhe kërcënuar ato me mjet prerës thikë. Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit tirane policia e shtetit tirane

Sondazh

Poll