Aktualitet

“Surpriza” në kishë! Yuri Kim shkon të lutet, pranë saj edhe Tom Doshi, s’mungon Kryemadhi

17 Prill 2022, 11:20 Nga DOSJA
“Surpriza” në kishë! Yuri Kim shkon të lutet,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka marrë pjesë në meshën e të dielës në Katedralen e Shën Palit me rastin e festës së Pashkëve katolike. Ajo është pikasur nga mediat duke u lutur në fund të sallës, e shoqëruar nga përkthyesja e saj, por nuk ka qenë e vetme në sallë. E nuk po flasim për besimtarët! 

Kim është fotografuar në mes të besimtarëve të tjerë, ndërsa para saj në resht ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërsa nuk ka munguar edhe ish-kreu i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi. Ky i fundit është gjithmonë prezent në kishë për të gjitha festat që kremtohen nga katolikët.

Por duket se nuk ka qenë një situatë e lehtë, aq më tepër kur Doshi është një nga personat e shpallur “non grata” nga SHBA, për të përmendur edhe faktin që ambasadorja Kim e përmendi me emër politikanin duke kërkuar që shqiptarët të mos e votonin në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk dihet nëse në lutjet e Doshit i ka dëgjuar ndokush, por me siguri heqja e “non gratës” ka qenë njëra prej tyre. Përveç Zotit, duhet ta dëgjojë edhe Yuri Kim. Ky është viti i tretë që Doshi “vuan” si person i padëshiruar, por duket se është pikërisht koha e duhur për t’u ‘ringjallur’. Tek e fundit edhe Krishti pas 3 ditësh u rikthye në jetë! 

Ndërkohë që nga ana tjetër Kim gjendet në një pozitë më të sikletshme, mes Krishtit dhe Tom Doshit, mes Shën Mërisë dhe Monika Kryemadhit. Me rëndësi që kanë Zotin në zemër dhe që ai u ngjall. Gëzuar edhe njëherë!

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore tom doshi yuri kim tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll