Aktualitet

Ringjallja e Krishtit/Katolikët festojnë Pashkët,pas 2 vitesh pandemi mbahet mesha në kishë

17 Prill 2022, 06:38 Nga DOSJA
Ringjallja e Krishtit/Katolikët festojnë Pashkët,pas 2 vitesh

TIRANË- Pashkët katolike janë festuar në të gjithë Shqipërinë. Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur që prej mbrëmjes të së shtunës festimet e Pashkëve. Sot është dita e Ringjalljes së Krishtit për të gjithë besimtarët katolikë, ndërkohë që mbrëmë u mbajt mesha e shenjtë e vigjiljes së pashkëve. Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj ka dhënë mesazhin e tij në meshën e së dielës në Katedralen e Shën Palit me rastin e ditës së Pashkëve. Dodaj foli për luftën në Ukrainë duke u fokusuar që të përcillte një mesazh paqeje.

“Në Shtëpinë e Zotit nuk ka nga ata që thonë unë jam më i mirë dhe ky është më pak i mirë se unë. Ju thotë Jezusi jeni vëllezër të gjithë, e keni vetëm një mësues, Krishtin, e një Hyjin Qiellor. Të zhveshur prej këtyre ndjenjave e kategorive që shpesh herë na hedhin në zemër, mendje e në shpirt rrjetet sociale e mediat e të veshur me ndjenjat e Jezusit, i cili u lan këmbët të gjithë dishepujve pa dallim, atëherë vendosemi dhe ne në mendësinë e Krishtit të ringjallur në këtë Pashkë, për të bërë Pashkë e në Pashkët e këtij viti marrim vetëdije akoma më shumë se në vitet e kaluara të distancës që është mes britmave të gëzimit që shpallin Krishti është ringjallur nga të vdekurit e të gjithëve i ka dhuruar jetën dhe lajmeve të dhimbshme të luftës, të refugjatëve, të dëshpëruarve që me miliona kanë braktisur vendin e tyre në pak javë e që tingëllojnë me një mesazh tjetër, me mesazhin e hidhur të vdekjes. Ti je kalimtar si të gjithë të tjerët, por për jetën e pasosur je për të dhënë dritë, vlera, pasuri, pajtim e paqe, të mos e pretendojmë këtë jetë, mos pretendo pajtim nga të tjerët, por ji ti pajtimi që pretendon. Mos kërko falje nga të tjerët, por jepe ti faljen që pretendon e mirëkuptimin dhe do të shohësh që bota që të rrethon është krejt një perspektivë tjetër,”-tha imzot Arjan Dodaj në fjalën e tij gjatë meshës.

Në orën 23:00 mbrëmë nisi mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet. Kjo është mesha e parë që zhvillohet pas 2 vitesh nën masat e pandemisë së COVID-19. Besimtarë të shumtë kanë qenë prezent në Katedralen e kryeqytetit për të ndjekur meshën e shenjtë. Pas Meshës në kishë, qytetarët marrin qiririn e ndezur dhe duan që ta çojnë dritë në shtëpitë e tyre. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikunder e tregon Beselidhja e Re. Të dielën tjetër pritet të festohen Pashkët Ortodokse. Ditën e djeshme uruan Pashkët drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha, por nuk munguan as urimet nga shumë politikanë të tjerë.

SHIKO EDHE KËTO:

“Surpriza” në kishë! Yuri Kim shkon të lutet, pranë saj edhe Tom Doshi, s’mungon Kryemadhi

Pashkët/ Mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit, e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pashket katolike pashket katolike

Sondazh

Poll