Bota

Le Pen ‘kundër’ besimit islam: Gratë që mbajnë hixhabin në publik në Francë do të gjobiten

17 Prill 2022, 06:43 Nga DOSJA
Le Pen ‘kundër’ besimit islam: Gratë që mbajnë

FRANCË- Marine Le Pen më 24 prill do të kërkojë të ‘shkaktojë shqetësimin’ më të madh në historinë e politikës moderne franceze duke mposhtur Macron në një balotazh në zgjedhjet presidenciale.

Sipas France 24, pika e dobët e Le Pen është sepse ajo nuk ka hequr dorë kundër imigracionit, ajo gjithashtu është kundër vendosjes së shamisë islame, duke thënë se gratë që mbajnë hixhabin në publik në Francë do të gjobiten nëse ajo fiton pushtetin.

Një grua e moshuar myslimane e mbuluar me hixhab të bardhë, iu drejtua Le Penit me pyetjen:“Çfarë bën shamia në politikë?”

 “Ju e dini mirë që gratë në vendet e tjera që nuk mbajnë shami lihen mënjanë, izolohen, gjykohen sepse nuk e mbajnë atë. Në Francë, nuk dua që asnjë femër të gjykohet”.-u përgjigj Le Pen.

Le Pen ka thënë se mbajtja e shamisë islame në publik në Francë duhet të jetë një shkelje e dënueshme me një gjobë të lëshuar nga policia, si një shkelje e trafikut.

Shamia është imponuar nga islamistët”, tha Le Pen

Analistët thonë se një arsye për përparimin e saj është suksesi i Le Pen në kultivimin e një imazhi më të moderuar dhe portretizimin e vetes si kandidatja më e zonja për t’u marrë me probleme si rritja e çmimeve.

Ndërkohë Macron ka kërkuar të shfrytëzojë këmbënguljen e saj për të argumentuar se politikat e Le Pen nuk janë të ndryshme nga ato të Frontit Kombëtar të linjës së ashpër (FN) të themeluar nga babai i saj Jean-Marie.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel marcon france marine le pen zgjedhjet ne france 2022 emmanuel marcon france marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll