Bota

Publikuan videon, studentët ftohen në polici pas zënkës me profesoreshën

17 Prill 2022, 07:24 Nga DOSJA
Publikuan videon, studentët ftohen në polici pas zënkës me

MAQEDONIA E VERIUT- Studentët e Fakultetit të Arteve në UT, Bleron Veliu edhe Ardi Lena, janë ftuar në stacionin policor të Tetovës pas një denoncimit të bërë nga profesoresha e tyre Besiana Memhedi. Profesoresha i ka akuzuar dy të rinjtë për incizim të paligjshëm.

Studenti i vitit të tretë në degën e muzikës, Bleron Veliu nga Kosova, ka thënë për TV21 se denoncimi i është bërë pasi profesoresha Mehmedi dyshon se ai e ka incizuar dhe publikuar zënkën në fakultet.

“Profesoresha Besiana më ka akuzuar mua se më datë 21 mars 2022 e kam incizuar unë dhe në të njëjtën datë e kam bërë publikimin në YouTube. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam incizuar dhe nuk e di se kush e ka bërë atë publikim, atë e kam marr vesht nga ju. Ne ishin në kafe edhe ju na lajmëruar për deklaratë”,- tha studenti Bleron Veliu.

Studenti tjetër Ardi Lena gjithashtu është thirrur në polici për të dhënë deklaratë, por për shkak se ndodhej në qytetin e lindjes Strugë, deklaratën para zyrtarëve në policisë do ta japë atje.

“Unë isha i ftuar edhe studenti Ardi Lena, jo nuk është paraqitur do i shkojë letra në Strugë, do të japë deklaratë në Strugë”,-tha Bleron Veliu.

Sipas Tv 21 studenti Lena ka deklaruar se ende nuk ka marr asnjë ftesë nga policia e Strugës. Para tre ditësh në Youtube u publikua një audio-incizim ku dëgjohet një debat i tensionuar mes studentit Ardi Lena dhe profesoreshës Besina Mehmedi. Studenti Ardi Lena konfirmoi se zënka ka ndodhur, ndërsa profesoresha Mehmedi përmes një statusi në Facebook incizimin e quajti montazh.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni besiana memhedi bleron veliu besiana memhedi bleron veliu

Sondazh

Poll