Bota

Mediat serbe: Britania dërgoi raketa në Kosovë, po i hedh benzinë zjarrit

16 Prill 2022, 21:43 Nga DOSJA
Mediat serbe: Britania dërgoi raketa në Kosovë, po i hedh

KOSOVË– Gjatë ditës se premte, misioni i KFOR-it në Kosovë njoftoi që në Aeroportin e Prishtinës zbarkoi një aeroplan i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, për të kryer një operacion ndihmës për forcat tokësore britanike që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it. Ekspress shkruan se avioni ishte i llojit “A400M Atlas”.

“Avioni A400M është një mjet strategjik shumë funksional, i aftë për të transportuar ngarkesa të rënda në distanca të konsiderueshme, në lartësi të ndryshme me aftësinë për të ulur në pista shumë të shkurtra. Forcat ajrore në Gjermani, Francë, Spanjë, Turqi dhe Belgjikë gjithashtu operojnë me A400M, duke formuar kështu bazën kryesore të transportit ajror të NATO-s”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Facebook’.

Megjithatë, sipas mediave serbe, përmes këtij fluturimi është realizuar dërgesa e raketave “Jevelin” dhe “NLAË” në Kosovë, të cilat po përdoren edhe nga forcat ukrainase për luftë kundër trupave ruse.

Novosti shrkuan se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç do të kërkojë shpjegim zyrtar nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson në 48 orët e ardhshme.

“Britania e Madhe ka vendosur t’i hedh zjarrit benzinë,”- shkruan Novosti. Media serbe shton se ka marrëveshje që Britania e Madhe t’i trajnojë falas pjesëtarët e FSK-së për përdorimin e këtij armatimi dhe mjeteve ushtarake.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll