Bota

“Krishti u ngjall”, Papa Françesku flet në gjuhën ukrainase për Pashkë (Mesazhi)

16 Prill 2022, 21:08 Nga DOSJA
“Krishti u ngjall”, Papa Françesku flet në gjuhën

UKRAINË– Papa Françesku ia ka dedikuar Ukrainës meshën e mbajtur sot në kuadër të Pashkëve. Papa Françesku, në fund të predikimit të Vigjiljes së Pashkëve, iu drejtua kryetarit të bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov.

Ky i fundit ndodhej në në bazilikën për Vigjiljen e Pashkëve, me disa deputetë ukrainas. Duke iu drejtuar atyre, Papa Françesku tha se u bashkohet në vuajtjet që po kalojnë.

“Shumë shkrimtarë kanë evokuar bukurinë e netëve të ndriçuara nga yjet. Në vend të kësaj netët e luftës përshkohen nga shtigje të ndritura të vdekjes. Në këtë natë, vëllezër e motra, le të lejojmë që të na bashkojnë mesazhet e Ungjillit, për të zbuluar bashkë me ta lindjen e dritës së Perëndisë që shkëlqen në errësirën e botës. Në këtë errësirë që jetoni, zoti kryetar, zonja dhe zotërinj parlamentar, në errësirën e errët të luftës dhe mizorisë, ne të gjithë lutemi me ju sonte, lutemi për kaq shumë vuajtje, vetëm ne mund t’ju japim shoqërinë tonë, lutjen tonë. Dhe t’ju tregojmë guxim dhe ne ju shoqërojmë. Mund t’ju themi edhe gjënë më të madhe që festohet sot. Krishti u ringjall,”- tha Papa.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi papa françesku lufta ukraine-rusi papa françesku

Sondazh

Poll