Bota

Alarm në SHBA! Sulmohet me armë zjarri qendra tregtare, 10 të plagosur

16 Prill 2022, 19:58 Nga DOSJA
Alarm në SHBA! Sulmohet me armë zjarri qendra tregtare, 10

SHBA– Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut, SHBA. Policia lokale bën me dije se bëhet fjalë për Qendrën Columbiana, një qendër tregtare në kryeqytetin e shtetit.

Një person që nuk është identifikuar ende ka qëlluar me breshëri plumbash drejt njerëzve që kishin mbushur qendrën tregtare si çdo fundjavë. Për pasojë raportohet se 10 persona janë plagosur e janë dërguar në spital. Mes të plagosurve mësohet se ka edhe fëmijë.

Vetë qendra tregtare ka bërë me dije se do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë. Autori është ende në arrati.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota sulm me arme ne shba sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll