Bota

Kaos në Zvicër, mbi 300 shqiptarë bllokohen në aeroport, s’kthehen dot në atdhe

16 Prill 2022, 19:46 Nga DOSJA
Kaos në Zvicër, mbi 300 shqiptarë bllokohen në aeroport,

ZVICËR– I braktisur me valixhet plot, kështu u ndje M.Krasniqi, 43 vjeç kur mbeti i bllokuar në aeroportin e Baselit këtë të enjte. Fluturimi i tij Fly2Sky VAË3207 për në Prishtinë, Kosovë u anulua pa paralajmërim. Dhe jo vetëm ky. Siç shihet edhe në oraret e fluturimeve të aeroportit, janë anuluar edhe shumë fluturime të tjerë që kanë penguar kthimin e shqiptarëve në atdhe.

“Më është shitur një biletë për një fluturim që nuk ka ndodhur,”- ankohet Krasniqi. 

Avionët e tjerë për në Prishtinë ishin plot. Një tjetër fluturim nga kompania ajrore ALK (Boing B737-300), gjithashtu një kompani bullgare, dështoi. Krasniqi tregon se janë mbi 300 pasagjerë shqiptarë të Kosovës që presin për tu nisur drejt Prishtinë.

“Në check-in pati kaos dhe dëshpërim mes njerëzve,”- thotë zvicerani, i cili jeton në zonën e madhe të Baselit. 

Ai raporton për fëmijë që qajnë, pasagjerë që vazhdojnë të përpiqen të kontaktojnë linjën e kompanisë së fluturimit.

Nëse Krasniqit do t’i kthehen paratë e tij është e diskutueshme. Në fund të fundit, pas më shumë se tetë orësh pritje, ai mori një biletë për një aeroplan tjetër dhe ishte nisur drejt destinacionit, por ditët e pritjes kush ia dëmshpërblen?

Aeroporti nuk di të japë asnjë arsye për anulimin

Manuela Witzig, zëdhënëse e aeroportit, konfirmoi anulimet e fluturimeve për Blick. Ajo vetë nuk është e qartë për arsyet, linjat ajrore do të duhet të japin informacion për këtë.

Nuk ka asnjë informacion për ndërprerjet në faqen e internetit të Fly2Sky. Numri i telefonit i dhënë aty nuk të lidh me askënd.

“Nuk kemi asnjë informacion për dështimet në Basel-Mulhouse”, vjen përgjigja përmes chat-it në internet. 

Marrë dhe përkthyer nga Blick

(F.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kryesore

Sondazh

Poll