Bota

Zgjedhjet, Le Pen akuzohet se ka zhvatur 600 mijë euro nga fondet evropiane

16 Prill 2022, 21:04 Nga DOSJA
Zgjedhjet, Le Pen akuzohet se ka zhvatur 600 mijë euro nga fondet evropiane

FRANCË– Kandidatja e ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale franceze, Marine Le Pen dhe ish-deputetë të partisë së saj akuzohen se kanë përvetësuar rreth 600 mijë euro nga fondet evropiane gjatë mandatit të tyre si eurodeputetë. Akuza po bëhet nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (Olaf), sipas një raporti të ri të zbuluar nga faqja e internetit franceze e lajmeve Mediapart dhe që i është dorëzuar drejtësisë franceze. Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi për AFP se e kishte marrë peticionin më 11 mars dhe se ishte duke u analizuar.

Raporti i ri i Olaf-it, tregon fragmente nga shpenzimet ose pagesat e Mediapart në dobi të sipërmarrjeve tregtare të lidhura me partinë e Le Pen. Sipas raportit, kandidatja presidenciale dyshohet se ka përvetësuar 137 mijë euro para publike të Parlamentit të Strasburgut gjatë mandatit të saj si eurodeputete nga viti 2004 deri në vitin 2017. Ndërsa pjesa tjetër u faturohet ish-deputetëve.

Që nga viti 2017, Marin Le Pen është ndjekur penalisht në kuadër të një tjetër hetimi. Avokati, Rodolfo Bosellit është shprehur i habitur për momentin e zbulimit në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, në të cilat Marine Le Pen përballet me presidentin francez në detyrë, Emmanuel Macron.

Avokati i saj shprehu gjithashtu habinë sesi Olaf operon për çështje që lidhen me ngjarje që datojnë më shumë se dhjetë vjet më parë. Rodolfo Boselli tha se hetimi i Olaf filloi në vitin 2016 dhe se Marin Le Pen iu përgjigj pyetjeve të agjencisë evropiane me shkrim në mars 2021.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota marie le pen marie le pen

Sondazh

Poll