Sport

VD/ Barça merr masa, pas gjermanizimit të “Camp Nou” ndaj Eintrachtit

16 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
VD/ Barça merr masa, pas gjermanizimit të “Camp Nou”

SPANJE – I mundur (2-3) të enjten në shtëpi nga Eintracht Frankfurt, në çerekfinalen e kthimit dhe i eliminuar nga Europa League, Barcelona mbivendosi një polemikë mbi eliminimin e saj të befasishëm.

Prania masive dhe joproporcionale e tifozëve gjermanë në stadiumin katalanas nuk kaloi pa u vënë re.

Si rezultat, Barcelona ka vendosur të shesë vetëm bileta të patransferueshme dhe “nominative” për ndeshjet e ardhshme europiane. Një njoftim i bërë nga Joan Laporta në faqen e klubit dhe rrjetet sociale.

Presidenti i Barçës, i ftuar për të folur për anomalitë e vërejtura të enjten, dha disa detaje, pasi përmendi një situatë “të turpshme”.

“Për këtë ndeshje janë shitur 34.440 bileta. Ato ishin të disponueshme, sepse mbajtësit e këtyre biletave kishin kërkuar një pezullim të përkohshëm të abonimit të tyre. Këto bileta dolën në shitje me disa kufizime: ato nuk mund të bliheshin me karta krediti gjermane ose nëpërmjet një adrese IP gjermane. 

Klubi nuk u shiste bileta tifozëve gjermanë dhe miratoi kufizimet në dispozicion, siç kishte ndodhur në gjashtë sezonet e mëparshme. Ata që blenë biletat ua shitën gjermanëve”,- shpjegoi Laporta, para se të kujtonte se biletat e disponueshme për ekipin vizitor ishin 5.000, “në përputhje me rregullat e UEFA-s”.

? Barça President @JoanLaportaFCB explains the distribution of tickets for #BarçaEintracht pic.twitter.com/G7LI3RJ0IC

— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 15, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka arritur qëllimin barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat presidenti katalanas joan laporta barcelona ka arritur qëllimin barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat presidenti katalanas joan laporta

Sondazh

Poll