Sport

Lufta në Ukrainë/ Zinchenko “i zhgënjyer” nga heshtja e miqve të tij rusë

16 Prill 2022, 09:27 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Zinchenko “i zhgënjyer” nga heshtja

ANGLI – “Unë thjesht po qaj”,- tha mbrojtësi ukrainas i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko për “BBC” në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Ai ka bërë një mesazh të fortë, në të përditshmen angleze “The Guardian” këtë të shtunë, duke shprehur keqardhjen e veçantë për heshtjen e rusëve përballë këtij konflikti.

“Kam miq atje, një rreth i vogël tashmë është pakësuar pothuajse në asgjë,– shpjegon lojtari, i cili luajti për një sezon (2015-2016) në FK Oufa. – Jam shumë i zhgënjyer. Dikush nga njerëzit që njoh, sapo ndodhi pushtimi, më dërgoi një mesazh“Më vjen shumë keq, Alex, por nuk mund të bëjmë asgjë.” Sigurisht që mundesh.

Nëse heshtni, do të thotë se ju mbështesni atë që po ndodh tani në Ukrainë. Ndoshta ata janë të frikësuar, sepse mediat sociale ruse shfaqin imazhe të njerëzve që dërgohen në burg nëse protestojnë. 

Por merrni në veçanti futbollistët, apo cilindo me një personazh të famshëm: a mendoni se do të arrestohen, nëse të gjithë, postojnë në Instagram, në të njëjtën kohë, një mesazh që thotë: “Ne jemi kundër kësaj lufte, duhet të ndalemi? Sigurisht që nuk do ta bëjnë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport britania terheq stafin nga ukraina lojtari i manchester cityt oleksandr zinchenko britania terheq stafin nga ukraina lojtari i manchester cityt oleksandr zinchenko

Sondazh

Poll