Sport

Real Madrid-Chelsea/ Kroos nuk festoi me shokët e tij, por ngacmon Mount (video)

16 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Real Madrid-Chelsea/ Kroos nuk festoi me shokët e tij, por ngacmon Mount

SPANJË- Pavarësisht humbjes në ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid ia doli të shkonte ën gjysmëfinalen e Champions League duke eleminuar Chelsean me rezultatin e përgjithshëm 5-4. Të gjithë festuan kalimin për në raundin tjetër, përveç Toni Kroos. Rivaliteti mes lojtarit të Realit dhe anglezit daton që në sezonin e kaluar. Dy skuadrat u takuan në gjysmëfinale me londinezët që shkuan në finale.

Duke folur për ndeshjen e kthimit, mesfushori gjerman kishte nënvlerësuar anglezët: “Në 15 vitet e karrierës sime nuk e kam humbur kurrë gjumin e mirë. Ata dëshmuan në Madrid se luajnë si ekip. Ata kanë një trajner gjerman, kështu që nuk më habit. Ata mbrojnë mirë dhe kanë ritëm në sulm, këto janë pikat e tyre të forta”.

Në Stamford Bridge, Chelsea fitoi më pas 2-0 dhe eliminoi spanjollët. Mount, në pas ndeshjes duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, iu referua fjalëve të Kroos: “Kam dëgjuar një nga lojtarët e tyre të thotë më parë se nuk e humb gjumi. Por, si ekip, ata e kanë humbur gjumin.

 

Dear god the shithousery??? pic.twitter.com/L1rOtskBfi

— ً (@ron7tv) April 14, 2022

Kross, megjithatë, këtë sezon mori hakmarrjen e tij dhe në vend që të festonte me shokët e skuadrës dhe tifozët, ai preferoi të ngacmonte Mason Mount. Madje, kanë dalë imazhe në të cilat shihet qartë gjermani teksa imiton lojtarin e Chelsea-t.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea kroos real madrid chelsea kroos real madrid

Sondazh

Poll