Sport

Zbardhet data zyrtarisht, ja kur rikthehet Kukësi në shtëpi

16 Prill 2022, 11:05 Nga DOSJA
Zbardhet data zyrtarisht, ja kur rikthehet Kukësi në shtëpi

KUKES – Skuadra e Kukësit më në fund do të mund të luajë në stadiumin e ri, dhe nuk do të do ketë më nevojë të “shtegtojë” nëpër stadiume të tjera.

Inagurimi i shumë pritur i stadiumit do të bëhet pikërisht ndaj Laçit sfidë e cila do të luhet më 23 prill, teksa dhe inaugurimi i “Kukës Arena” do të bëhet pikërisht ndaj kurbinasve.

Më 23 prill tifozët do të mund të shikojnë skuadrën e zemrës të luajë në stadiumin e saj pas afro 3 vitesh.
Kukës Arena është gati për të pritur një ndeshje të Abissnet Superiores, teksa stadiumi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA.

Në këtë mënyrë skuadra e Diego Longos do të ketë një “armë plus” për ndeshjet e mbetura të sezonit teksa do të zhvillojë ndeshjet si pritëse në stadiumin e rikonstrukturuar.

Aktualisht skuadra e Kukësi ka arritur të grumbullojë 45 pikë, e renditur ne vendin e tretë, ku diferenca mes verilindorëve dhe kurbinasve kundërshtarë është vetëm 2 pikë, teksa mes tyre do të luftohet për vendin e dytë
B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #inagurimi #kukesarena stadiumi #inagurimi #kukesarena stadiumi

Sondazh

Poll