Sport

Camavinga apo Rodrygo? Dyshimi i madh i Ancelottit për Sevillan…

16 Prill 2022, 09:04 Nga DOSJA
Camavinga apo Rodrygo? Dyshimi i madh i Ancelottit për Sevillan…

SPANJE – Nata kundër Chelseas e bëri Eduardo Camavingan një nga fituesit e mëdhenj. Paraqitja e tij në ndeshje, duke zëvendësuar Toni Kroos, shënoi një hap para në ndeshje. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në kthimin ndaj PSG-së.

Camavinga nuk shënon gola, por aktivizimi i tij provokon. Energjia e tij, dinamizmi dhe futbolli i tij i japin Real Madridit një tjetër ajër. “Sidomos kur del nga pankina”, reflekton Ancelotti me stafin e tij stërvitor, të kënaqur me francezin, por që ende sheh boshllëqe në mbajtjen e peshës së ekipit. Ai është vetëm 19 vjeç.

Prandaj, një dyshim për të qëndron për betejën e së dielës në “Pizjuán” ndaj Sevillas (21:00). Casemiro është i pezulluar, ndaj ka një boshllëk në qendër të fushës. Kandidatë për postin e tij janë dy, të cilët e kanë vënë në dilemë trajnerin italian: Camavinga, apo Rodrigo?

Nëse Carletto merr skuadrën startuese nga takimet e fundit të mëdha, futja e Camavinga zgjidh problemin e Casemiros, pasi Fede po luan në të djathtë. Por ideja për të vendosur Feden në qendër të fushës dhe për të luajtur me një anësor në të djathtë: Rodrygo, është në mendjen e Carlettos.

Në debatin e tij të brendshëm, Ancelotti gjen argumente pro dhe kundër lojës me Camavingan. Në favor, që së bashku me Feden, Madridi të ketë më shumë këmbë dhe energji, çka i duhet “Pizjuánit”, ku ‘los blancos’ mbërrijnë pas kohës shtesë kundër Chelseas.

Por, Ancelotti nuk e mban së paku Camavinga si një futbollist të pjekur taktikisht. Dhe 90 minuta në “Pizjuán” mund të jenë të gjata për francezin kundër Sevillas. Në këtë mënyrë, duket se Rodrygo e nis me një avantazh. Deri nesër, me siguri kjo enigma është zgjidhur…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea kampione e europa league i mbështetësit të zjarrtë të real madridit trajneri i tij carlo ancelotti chelsea kampione e europa league i mbështetësit të zjarrtë të real madridit trajneri i tij carlo ancelotti

Sondazh

Poll