Politike

“Më vodhën zyrën”, Këlliçi: Më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë

15 Prill 2022, 20:52 Nga DOSJA
“Më vodhën zyrën”, Këlliçi: Më

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tregoi se ende nuk ka pasur asnjë reagim për denoncimin që ai ka bërë për vjedhjen e zyrës së tij në selinë e PD edhe pse kallëzimi është bërë më 13 dhjetor. Në një intervistë me Merita Haklaj, ai u shpreh se denoncimin e ka bërë që më 13 dhjetor, por ende nuk dihet se cili ishte personi që i mori sendet personale. 

“Jam munduar ta mbaj çështjen në nivel politik dhe jo personal. Nëse gjërat kalojnë në nivel personal bëhen të shëmtuara dhe dihet kush humbet. Si deputet, unë kam bërë një denoncim më 13 dhjetor dhe sot që ne flasim jemi në mes të prillit dhe ende nuk kam asnjë përgjigje nga institucioni i akuzës. Kur kjo ndodh me një deputet të Republikës së Shqipërisë, në selinë e PD, në një nga institucionet më të mbrojtura në vend, imagjino se çfarë ndodh me një qytetar të thjesht që ka një problem,”-tha ai. 

Më tej, Këlliçi shprehet se ka pasur edhe tentativa për shantazh në mënyrë që të bënte hapa pas nga kallëzimi i tij penal. Por nuk preferoi të përmendte emra.

“Kallëzimin e kam depozituar zyrtarisht pranë komisariatit numër 1 dhe deri tani askush nuk ka gjetur kohën të më marrë në pyetje, të shqyrtojë kallëzimin që unë kam depozituar dhe të më bëjë të mundur të më rikthehen sendet e mia persona. Për sendet personale, po e them këtu, jo pak herë më kanë sjellë fjalë njerëz që mund të më shantazhojnë, por të jenë të bindur që Belind Këlliçi është i pashantazhueshëm sepse nuk kam asgjë për të fshehur në jetën time. Unë e kam gjithçka transparente dhe fal Zotit më ka dhënë krenarinë për të ecur përpara sepse nuk jam i kapur siç mund të jetë Lulzim Basha apo dikush tjetër,”-e mbylli intervistën e tij Këlliçi .

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll