Politike

Platforma e Alibeajt/Grupi i Berishës drejt ‘rrëzimit’, Boçi:Bashkimi bëhet nga vota e lirë

15 Prill 2022, 14:28 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt/Grupi i Berishës drejt ‘rrëzimit’,

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj pas publikimit të një drafti për bashkimin e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Boçi shprehet se platformat individuale sjellin vetëm ndasi dhe përçarje. Sipas tij, bashkimi është një proces politik që duhet të vijë përmes votës së lirë.

Luçiano Boçi shkruan:

Platformat individuale që nuk kanë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar edhe sikur të pikuara nga qielli të jenë, sjellin vetëm dasi e përçarje. Integriteti i Grupit Parlamentar, i dëshmuar në mbledhjen e tij, nuk mund të shpërdorohet e të keqpërdoret duke hedhur si konsum mediatik e publik, në formën e konspekteve, ato mendime të shkëputura që i shkojnë për shtat vetëm hartuesve të platformës. Bashkimi është një proces politik nëpërmjet votës së lirë që ka nisur e po vazhdon e do të jetë gjithëpërfshirës. Respektimi i tij është akt bashkimi. Bashkimi nuk mund të bëhet as me platforma individuale e as me konspekte e nënvizime fjalësh pa kontekst, të shitura si kolegjiale, pa kaluar në asnjë vendimmarrje.

Hapi i parë i platformës së Alibeajt për bashkimin e demokratëve është çertifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti si dje anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë. Një ndër pikat e platformës është që anëtarët e Grupit Parlamentar të përjashtuar apo pezulluar nga grupi me vendim të Këshillit Kombëtar të datës 12 janar 2022, do të rikthehen në grup me të drejta të plota. 

LAJMI KRYESOR: Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në PD,kundër Salianji(ZHVILLIME)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luciano boci luciano boci

Sondazh

Poll