Politike

Shoqërimi i Ramës në Gjermani, Elisa Spiropali: S’e kanë ditur me kë kanë pasur të bëjnë

15 Prill 2022, 19:10 Nga DOSJA
Shoqërimi i Ramës në Gjermani, Elisa Spiropali: S’e

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar shoqërimin e kryeministrit Edi Rama në Gjermani për shkak të mungesës së maskës. E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Spiropali tha se në fakt anëtarët e bordit nuk e dinin me kë kishin të bënin dhe kishin gabuar me Ramën. Edhe pse në fakt ishte kryeministri personi që ishte kokë e këmbë gabim dhe në shkelje të ligjit. 

“E ka sqaruar Endri…Fuga. Edhe kanë kërkuar ndjesë. Nuk i di detajet e rastit. është i vjetër si rast. Më duket krejt e parëndësishme përderisa kompania ka kërkuar falje. Në kohë pandemia kanë qenë të gjithë, i kemi parë pilotët dhe stjuardesat, të stresuar dhe këtu mbyllet. Gjermanët janë gjermanë. Nuk është lajm për t’u shqetësuar dhe për t’u mërzitur. Mesa kuptoj ka qenë një anëtarë që se ka kuptuar me kë ka të bëjë,”-tha Spiropali.

Media gjermane “Der Spiegel” shkruan sot se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike elisa spiropali policia gjermane shoqeron ramen elisa spiropali policia gjermane shoqeron ramen

Sondazh

Poll