Politike

Platforma e Alibeajt, Shehu: A është për të qeshur apo për të qarë e gjithë kjo?

15 Prill 2022, 18:58 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt, Shehu: A është për të qeshur apo

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas shpalojses së platformës së kreut të Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj për bashkimin e partisë. Me anë të një postimi në Facebook, Shehu shkruan se ky formular është shkruar nga Gazment Bardhi dhe Alibeaj, duke theksuar se deklarata nuk ka lidhje me grupin parlamentar të PD-së. Ai gjithashtu ka shtuar se zgjedhjet për krerët e PD-së në Gjirokastër dhe më tej do të vazhdojnë.

Postimi i Plotë:

O cfare “hareje”! „Vullneti suprem” ne prag festash, na fal “jeten”! Me shume «mirenjohje» lexoj se Alibeaj-Gazi me paskan falur! Sot deklarohet me solemnitet se mjaftoka vullneti i tyre madhor qe te zhbeje nje vendim, qe e paska “marre Keshilli Kombetar” me date 12 Janar 2022! Dhe ne si “shpirtera” te perulur duhet ta pranojme me adhurim kete shpirt gjeresi! Akoma me qesharake…kjo deklarate behet ne emer te «grupit parlamentar», nga vete ata qe jane dhe firmetaret e atyre pacavureve te 12 Janarit!! Ndersa per “vendimin” e dates 9 Shtator nuk ka as edhe nje cope letre, por vetem nje “vullnet”, me autor tashme te “rrezuar”… …ndoshta prandaj nuk e kane permendur, se e konsiderojne nul!

Sidoqofte mund ta deklaronin, qe keshtu “gezimi” i faljeve te rritej dhe mirenjohja ndaj e tyre te zgjerohej! Ne fakt e gjithe kjo me kujton disa drama, qe shkrimtari i vendos midis tragjikes e komikes njerezore! Veshtire ta percaktosh qarte ketu: Kemi te bejme me nje tragjedi apo komedi, a eshte per te qeshur apo per te qare e gjithe kjo? Sidoqofte tashme pak rendesi ka. Rendesi ka psh, qe te djelen te 5 deget e Qarkut te Gjirokastres, me voten e lire te antareve te PD do te zgjedhin drejtuesit e ardhshem te tyre, midis kandidaturave dinjtoze. Le te fokusohemi te gjithe pa perjashtim ne kete proces real e gjithe perfshires, ringritje e bashkimi te PD, per te arritur ne nivelet e fitoreve te domosdoshme mbi kete rregjim!

LAJMI KRYESOR: Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në PD,kundër Salianji(ZHVILLIME)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj gazment bardhi platforma e alibeajt tritan shehu enkelejd alibeaj gazment bardhi platforma e alibeajt tritan shehu

Sondazh

Poll