Politike

Platforma për bashkim, Alibeaj del nesër para mediave, ç’njoftojë

15 Prill 2022, 17:46 Nga DOSJA
Platforma për bashkim, Alibeaj del nesër para mediave,

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj do të dalë nesër në një komunikim për mediat për të prezantuar platformën e tij për bashkimin e demokratëve. Në fakt, Alibeaj e njoftoi konferencën për sot por vendosi që ta anulonte pas debateve që ndodhën me deputetë që kërkuan që pikat të diskutoheshin fillimisht në një nga mbedhjet e grupit parlamentar, bashkë me të gjithë deputetët e tjerë.

Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në oren 10:30. Platforma do i prezanzohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithe grupi parlamentar,”-është njoftuar nga Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në PD,kundër Salianji(ZHVILLIME)

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj platforma e pd-së për krizën enkelejd alibeaj platforma e pd-së për krizën

Sondazh

Poll