Politike

Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, deputetët nuk janë dakord, DEBAT me Salianjin

15 Prill 2022, 17:53 Nga DOSJA
Platforma e Alibeajt për bashkimin e PD, deputetët nuk janë

TIRANË– Prezantimi i platformës së Enkelejd Alibeajt për një bashkim mes demokratëve në fakt ka sjellë sërish debate të tjera, duke dhënë në fakt efektin e kundërt që pritej. Ishte deputeti Ervin Salianji, ai që ka dalë kundër kësaj pike për përjashtimet duke nënvizuar se nuk duhet të ketë asnjë që do të lihet jashtë selisë blu, por për pjesën tjetër duket se kanë rëndë në akord. Po ashtu, pjesa tjetër e deputetëve duket se kërkon që diskutimet për pikë më pikë të zhvillohen në një mbledhje të veçantë të grupit parlamentar të PD. 

Më herët i pari deputet në radhët e Rithemelimit që doli publikisht kundër formulës së Alibeajt për bashkimin e PD, ishte Luçiano Boçi, i cili tha se bashkimi nuk mund të vijë përmes një platforme individuale. E po ashtu, kundër doli edhe Edi Paloka, ndërsa Tritan Shehu nuk e kurseu ironinë e tij me “faljen” dhe heqjen e statusit të të përjashtuarit nga Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Platforma me 5 pika e Alibeajt për bashkim/Shtohen debatet në PD,kundër Salianji(ZHVILLIME)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj ervin salianji platforma e pd-së për krizën selia e pd enkelejd alibeaj ervin salianji platforma e pd-së për krizën selia e pd

Sondazh

Poll