Politike

Zgjedhjet për krerët e degëve të PD, këta janë kandidatët për kryetar në Vlorë (EMRAT)

15 Prill 2022, 20:01 Nga DOSJA
Zgjedhjet për krerët e degëve të PD, këta janë

TIRANË- Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka njoftuar se ditën e dielë do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD. Përmes një postimi në faqen zyrtare bëhet me dije se në garë për kryetarin e PD janë kandidatët e mëposhtëm: -Atird Nuri Hoxha; – Edmond Caush Banushaj; – Fatjon Besim Fejzaj dhe Lorenc Sazan Danaj. Ajo që bie në sy është fakti se në garë mungon anëtari i grupit të Rithemelimit, ish-kreu i PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar anëtarë të Partisë Demokratike Vlorë! PD Vlorë përfundoi fazën e parë të ristrukturimit të degës. Ku nga propozimet në proces, kandidatë për Kryetar PD Vlorë janë:

– ATIRD NURI HOXHA

– EDMOND CAUSH BANUSHAJ

– FATJON BESIM FEJZAJ

– LORENC SAZAN DANAJ

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e PD Vlorë nga Dhjetor 1990, Ditën e Diel datë 17.04.2022, nga ora 08:00 deri më 18:00, pranë “Pallatit të Kulturës Labëria” (salla e Galerisë, kati i parë), në zgjedhjet për Kryetar PD Vlorë. Shënim: Anëtarët duhet të paraqiten me Kartën e Anëtarësisë dhe Dokumentin e Identifikimit në ditën e votimit.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike pd ne vlore zgjedhjet per kryetar ne pd pd ne vlore zgjedhjet per kryetar ne pd

Sondazh

Poll