Politike

Rama shoqërohet nga policia në Gjermani, Berisha: Skandal! Është person problematik

15 Prill 2022, 20:40 Nga DOSJA
Rama shoqërohet nga policia në Gjermani, Berisha: Skandal!

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin se pasardhësi i tij në detyrë, Edi Rama është shoqëruar nga policia federale në Gjermani, pasi ka refuzuar të vendos maskën mbrojtëse në avion. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky është një skandal i rëndë i Ramës, ndërsa shton se Policia e shoqëroi si person problematik në udhëtim. Në reagimin e tij, Berisha ka ndarë dhe lajmin e gazetës gjermane, “Der Spiegel”, ndërsa shton se Rama është një person problematik.

Postimi i plotë:

Skandal tjeter i rende i Edi Rames. Shoqerohet nga policia gjermane si person problematik ne udhetim! Revista me e madhe gjermane informon se policia gjermane si kurre ndonje here ndonje kryeminister shoqeroi Edi Ramen! sb

 

Media gjermane “Der Spiegel” shkruan sot se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike policia gjermane shoqeron ramen sali berisha policia gjermane shoqeron ramen sali berisha

Sondazh

Poll